Home Podcasts THELBI I BIBLËS EDICIONI AUDIO
THELBI I BIBLËS EDICIONI AUDIO

THELBI I BIBLËS EDICIONI AUDIO

Initiative.Global 18 episodes Latest Oct 8, 2025

Ky podcast ofron një përmbledhje audio të librit «THELBI I BIBLËS», i cili përmban pjesë të zgjedhura nga Bibla që paraqesin një histori të unifikuar që çon tek Jezusi. Prodhuar dhe shpërndarë nga Initiative.Global.

Episodes

Parathënie Oct 8, 2025 00:01:54 ParathënieNë tërësinë e tij, ky libër, Thelbi i Biblës, përmban pjesë të nxjerra nga Bibla; domethënë, teksti i këtij libri është vetë Bibla në një botim të shkurtuar. Është përpiluar duke pasur parasysh nevojën e personave të cilët nuk e njohin Biblën, si edhe për të paraqitur një përmbledhje të mesazhit biblik në një format të lehtë për t’u lexuar, për ata që dëshirojnë t’i kuptojnë më mirë pika
Rreth Biblës Oct 8, 2025 00:03:13 Rreth BiblësBibla përbëhet nga dy pjesë që quhen Testamenti i Vjetër dhe Testamenti i Ri. Fjala «testament», do të thotë një deklaratë apo një besëlidhje, ose në disa raste, një porosi e fundit para vdekjes. Siç përdoret këtu, kjo fjalë nënkupton besëlidhjen apo premtimin me të cilin Perëndia e ka lidhur Veten në marrëdhënie me njerëzimin. Besëlidhja ose premtimi i shpëtimit që Perëndia na ka dhën
Kapitulli 1 Në fillim Oct 8, 2025 00:12:09 Kapitulli 1 Në fillimBibla na tregon se si filloi kjo botë (befasuese në kompleksitetin dhe jetën e saj), për mënyrën se si u krijua njeriu dhe arsyen përse u krijua ai, se si njerëzimi është rebeluar kundër Krijuesit të tij dhe e shpërfill Atë, si edhe na flet për mallkimin e tmerrshëm të Vdekjes, mallkim të cilin Perëndia e dha për shkak të mëkatit të njerëzve kundër Tij. Pikërisht për shkak të
Kapitulli 2 «Unë do ta shkatërroj tokën!» Oct 8, 2025 00:11:40 Kapitulli 2 «Unë do ta shkatërroj tokën!»Kur dhuna dhe mëkatet e njeriut u bënë aq të skajshme, saqë Perëndia nuk mund t’i duronte dot më, Ai vendosi të shfaroste gjithçka që merrte frymë. Edhe sot mund t’i shohim të varrosura nëpër shkëmbinj në të gjithë botën, në malet më të larta dhe në luginat më të thella, fosilet dhe mbetjet e kafshëve që u shkatërruan në atë gjykim të tmerrshëm të cilin Per
Kapitulli 3 Një premtim i ri Oct 8, 2025 00:15:51 Kapitulli 3 Një premtim i riPas përmbytjes, Noeu jetoi për shumë vite. Dalëngadalë toka u popullua përsëri me njerëz, por ndërsa u shtuan, ata u bënë sërish mëkatarë shumë të ligj dhe rebelë ndaj Perëndisë. Ata nisën të bënin idhuj me qëllim që të adhuronin këta në vend të Perëndisë dhe pas disa qindra vitesh, bota kishte rënë prapë në errësirë dhe ishte plot mëkat. Pastaj edhe një herë Perëndia f
Kapitulli 4 Mesia po vjen! Oct 8, 2025 00:19:52 Kapitulli 4 Mesia po vjen!Perëndia, nëpërmjet gojës së profetëve, na ka premtuar se po vjen dita kur Ai do të vendosë një Mbretëri të Drejtësisë, mbi të cilën do të sundojë Ai Vetë. Ai ka premtuar gjithashtu që një ditë do t’i pastrojë njerëzit nga e keqja dhe do t’u sjellë atyre shpëtim nga mëkati. Profetët premtuan më shumë se kaq. Ata zbuluan e treguan se Perëndia do të dërgonte një njeri në kë
Kapitulli 5 Jezusi, Shpëtimtari Oct 8, 2025 00:33:05 Kapitulli 5 Jezusi, ShpëtimtariMesazhi mahnitës i Biblës është që Krijuesi i universit u bë njeri, një njeri si ne, sepse na deshi dhe donte të na shpëtonte nga pasojat e tmerrshme të mëkatit tonë. Ai Vetë, mbreti i lavdishëm, Krijuesi i fuqishëm, Perëndia i shenjtë, erdhi në këtë botë të ligë e të mjerueshme dhe u bë njeriu përfaqësues për ne; zëvendësuesi për mëkatet tona. Ai erdhi për ta hequr
Kapitulli 6 Fjalë të mrekullueshme; vepra të fuqishme Oct 8, 2025 00:26:11 Kapitulli 6 Fjalë të mrekullueshme; vepra të fuqishmeEdhe sot, fjalët e Jezusit depërtojnë në zemrat e njerëzve për shkak të drejtësisë, përulësisë dhe pastërtisë që ato shprehin. Por Jezusi nuk u kufizua vetëm te të folurit e fjalëve të bukura. Ai nuk u tha dishepujve: «Ndiqni mësimet e Mia»; Ai tha: «Më ndiqni Mua!». Në të njëjtën mënyrë, besimtarët në Krishtin duhet të tregojnë në jetën e tyre
Kapitulli 7 I hedhur poshtë Oct 8, 2025 00:31:12 Kapitulli 7 I hedhur poshtëJezusi tha: «Bota … më urren, ngaqë Unë dëshmoj për të: se veprat e saj janë të liga. Në qoftë se bota ju urren, ta dini se më ka urryer Mua përpara jush. Në rast se më përndoqën Mua, do t’ju përndjekin edhe ju. Por tërë këto do t’jua bëjnë për shkak të emrit Tim, ngaqë nuk e njohin Atë që më dërgoi». Këto fjalë janë pa dyshim të vërteta sepse përgjatë shekujve, qysh kur
Kapitulli 8 Për mëkatet e njerëzimit Oct 8, 2025 00:23:38 Kapitulli 8 Për mëkatet e njerëzimitDuke rënkuar, duke u përpëlitur nga dhimbja, i zhveshur, me kocka të nxjerra nga vendi, me gozhdë që i kishin shpuar tejpërtej duart e këmbët, i pështyrë dhe me gjak që i rridhte në fytyrë, si edhe me një kurorë me gjemba që ia kishin mëshuar mbi kokë, Mbreti i Mbretërve e Zoti i Zotërve mori mbi Vete përgjegjësinë për mëkatet e njerëzve që Ai kishte krijuar. Ng
Kapitulli 9 Ringjallja nga vdekja Oct 8, 2025 00:11:45 Kapitulli 9 Ringjallja nga vdekjaFuqia, lavdia dhe shpresa e mesazhit të krishterë është Ringjallja e Jezusit. Edhe pse shumë njerëz e shpërfillin këtë, askush, veç nëse është krejtësisht i paditur, nuk mund ta mohojë këtë të vërtetë mahnitëse. Ringjallja është pika qendrore e historisë botërore; ajo e ka kthyer botën përmbys. Në fakt, ky është pikërisht mesazhi që të krishterët po i tregojnë dhe
Kapitulli 10 Koha po afron Oct 8, 2025 00:26:31 Kapitulli 10 Koha po afronPasi Jezusi u mor në qiell, shpërtheu një përndjekje e dhunshme ndaj atyre që besonin tek Ai. Dishepulli i Jezusit, Gjoni, për shkak se u mësoi njerëzve që Jezusi është Krishti dhe se predikoi mesazhin e Perëndisë, u dënua me internim në ishullin Patmos, në detin Mesdhe. Atje, në një vegim, Perëndia i zbuloi ngjarjet që do të ndodhnin në tokë në ditët e mëvonshme. Këto fj

Recommended

Playing